
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka tentuar të kryejë veprën penale – Vrasje, e parashikuar në nenin 123 paragrafi 2 pika 2 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Më 18 tetor, në shtëpinë familjare në Marino, i dyshuari ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij duke e goditur me një këmbë druri në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Nga goditjet, viktima ka filluar të rrjedhë gjak dhe ka humbur vetëdijen, ndërsa i dyshuari, në vend që t’i ofronte ndihmë, ka shkuar të flejë.
Të nesërmen, kur është zgjuar, e ka parë vëllain e tij të shtrirë në gjak dhe pa vetëdije, por përsëri e ka lënë ashtu dhe ka thirrur ndihmën mjekësore pothuajse tre orë më vonë.
Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, prokurori publik i ka paraqitur gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.