
Lëshime në procesin e votimit në Kërçovë të Maqedonisë e Veriut.
Krahas disa lëshimeve teknike të cilat u mënjanuan edhe pse penguan procesin zgjedhor për disa minuta, një problem më serioz po del të jetë ai se shumë mërgimtarë nuk arrijnë ta gjejnë veten në listën zgjedhore me çka nuk arrijnë ta realizojnë as të drejtën e votës.
Një rast i tillë është edhe Senad Elezi, i cili për PortalX deklaroi se ka udhëtuar nga Gjermania.
“Nuk më intereson asgjë tjetër. Mua më intereson e drejta ime që më është mohuar. Kam udhëtuar nga Gjermania. E vendosa gishtin, nuk funksiononte fare skaneri. E provuam me pasaportë, e provuam me letërnjoftim, as te lista nuk isha… Shkova më pas edhe te KKZ, u interesova, ata pastaj dërguan email deri te KSHZ dhe morën përgjigje se Senad Elezi, nuk ka adresë banimi edhe pse me të njëjtat dokumente unë kam pasur të drejtë vote në zgjedhjet e fundit parlamentare”, tha Elezi.