LokalXLajme

Shtipi, Kratova, Kriva Pallanka, Vallandova janë ndër 21 komunat ku zgjedhjet mund të përfundojnë që të dielën

Shtipi, Kratova, Kriva Pallanka, Vallandova, Dellçeva janë ndër 21 komunat me nga dy kandidatë për kryetar komune dhe me shumë gjasa atje qytetarët do të zgjedhin njeriun e parë të vetëqeverisjes lokale që javën e ardhshme. Zgjedhje lokale për 80 komuna dhe për Qytetin e Shkupit janë caktuar për të dielën, më 19 tetor. 

Nga dy kandidatë për kryetar të Komunës së Bogorodicës ku përballje zgjedhore do të kenë Bllazhe Shapov i mbështetur nga koalicioni i LSDM-së dhe Marjan Peev VMRO-DPMNE, në Bogovinjë – Feti Anazi nga VLENI dhe Besnik Emshi nga AKI, në Bosillovë, Mariçe Karmaziçeva nga LSDM dhe Risto Mançev nga VMRO-DPMNE, Vallndovë, Pero Kostadinov nga LSDM-ja dhe Gjoko Kamçev nga VMRO-DPMNE, Vasillevë Sllave Andonov VMRO-DPMNE dhe Vanço Novosellski nga LSDM-ja, Vrapçishtë, Mehmet Seferi nga VLEN dhe Isen Shabani nga BDI, Gradsko, Kiro Nackov nga VMRO-DPMNE dhe Dragosllav Simonoviq nga LSDM-ja, Dellçevë Ivan Gocevski nga VMRO-DPMNE dhe Dejan Glinxharski i mbështetur edhe nga LSDM-ja, Zhelinë, Blerim Sejdiur nga VLEN-i dhe Emir Sulejmani nga AKI, Zërnovcë, Vanço Mitev nga LSDM-ja dhe Borço Kocev nga LSDM-ja, Karbincë, Viktor Paunov nga VMRO-DPMNE dhe Lubica Sokolovska LSDM, Kratovë, Vllatko Spirovski LSDM dhe Todorçe Nikollovski VMRO-DPMNE, Kriva Pallankë, Sashko Mitovski LSDM dhe Oliver Aleksovski VMRO-DPMNE, Krivogashtan, Igor Karaviloski LSDM dhe Sasho Graoroski VMRO-DPMNE, Likovë, Nexhmedin Sadiki VLEN dhe Erkan Arifi AKI, Mavrovë dhe Rostushë, Anes Ahmeti LSDM dhe Oner Jakupovski VMRO-DPMNE, Novo Sellë, Gjorgje Bozhinov VMRO-DPMNE, Petrovec, Borçe Mitovski VMRO-DPMNE dhe Elizabeta Zelenikovska nga LSDM-ja, Pllasnicë, Elsan Nurçeski Partia Demokratike e turqve dhe Alia Jaoski AKI, Tearcë, Nazim Taipi nga AKI dhe Daut Memishi nga VLEN-i dhe në Shtip janë Ivan Jordanov nga VMRO-DPMNE dhe Pavell Ivanov nga LSDM-ja. 

Duke u bazuar në sondazhe zgjedhore dhe llogaritje matematikore, disa ekspertë dhe media besojnë se edhe në komuna të tjera ndoshta zgjedhjet mund të përfundojnë që në raundin e parë, gjegjësisht të zgjidhet kryetari i komunës. Këshilltarët zgjidhen në raundin e parë, përveç aty ku do të ketë përsëritje të votimit. 

Nëse në raundin e parë asnjë kandidat për kryetar të komunave nuk e fiton shumicën e votave të nevojshme në përputhje me nenin 132 paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor, në raundin e dytë votohet për dy kandidatët të cilët në raundin e parë kanë marrë më shumë vota. Raundi i dytë i votimeve mbahet në afat prej 14 ditësh nga dita e përfundimit të raundit të parë të votimeve. Në raundin e dytë të votimeve për kryetar komune zgjidhet kandidati që merr numrin më të madh të votave. 

Nëse edhe pas raundit të dytë prë çfarëdo arsye, nuk zgjidhet kryetari i komunës, komisioni zgjedhor brenda 15 ditëve pas përfundimit të zgjedhjeve e njofton Qeverinë. 

Këshilltarët zgjidhen në raundin e parë të zgjedhjeve dhe gjatë këtij procesi përdoret modeli proporcional, ku shpërndarja e mandateve bëhet sipas formulës D’Hondt-it. Sipas kësaj formule, numri i përgjithshëm i votave të marra për listat e kandidatëve të propozuar ndahet me vargun e pjestuesve 1, 2, 3… deri në numrin e anëtarëve të këshillit që zgjidhen në komunën përkatëse. Kuotat e përfituara renditen sipas madhësisë, duke marrë parasysh ato më të mëdhatë, aq sa është numri i anëtarëve që zgjidhen në këshill. Një listë kandidatësh fiton aq anëtarë në këshillë sa kuota të mëdha ka ndër ato që janë marrë në konsideratë.

Fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve fillon menjëherë të hënën më 20 tetor dhe përfundon më 30 tetor në mesnatë, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve është më 2 nëntor.

Related Articles

Back to top button