
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Haraçinës, Duat Beqiri ka bërë të ditur se do të përkushtohet për transparencë.
“Çdo ditë, javë e muaj ka rëndësi për Haraçinën tonë!
Ne duam transparencë dhe përfshirje në çdo hap të punës së komunës.
Secilin muaj do të ketë llogaridhënie publike, ku do të tregohet qartë çfarë është punuar dhe cilat projekte janë në zhvillim.
Do të krijohet edhe një aplikacion komunal, ku banorët do të mund të:
-kontaktojnë drejtpërdrejt komunën
-ndjekin projektet
-kryejnë shërbime si pagesat e ujit, taksave e të tjera
Kështu sigurohet transparencë dhe llogaridhënie e plotë, që çdo banor i Haraçinës të dijë se si po përdoren resurset dhe si po përmirësohet jeta në komunën tonë.
Së bashku me NJË ZË për një Haraçinë më të mirë, moderne dhe transparente!”, tshkruan Beqiri.