LokalXLajme

Ahmeti nga Tirana: Rruga drejt Brukselit është rrugë e përbashkët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, në kuadër të pjesëmarrjes në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – drejtësi për çlirimtarët”, zhvilloi takim vëllazëror me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi dhe Sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në rajon, proceset euroatlantike dhe domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Ahmeti theksoi se Shqipëria tashmë gjendet në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në dhe se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah saj, me përkushtim të plotë dhe respektim të standardeve demokratike e evropiane.

“Rruga drejt Brukselit është rrugë e përbashkët – një projekt strategjik që bashkon të gjithë në rajon dhe që garanton paqen, zhvillimin dhe perspektivën tonë evropiane”, theksoi Ahmeti.

Related Articles

Back to top button