LokalXLajme

M-NAV: Gjykata ka ndaluar grevën e paralajmëruar nga ana e SPKT-së

Gjykata Themelore Civile e Shkupit sot mori vendim me të cilin miraton propozimin e M-NAV SHA Shkup për të vendosur një masë të përkohshme “ndalimi” të grevës së paralajmëruar nga ana e Sindikatës profesionale të kontrollorëve të fluturimit (SPKT), filiale e Sindikatës së pavarur të punonjësve nga komunikacioni dhe lidhjet në RMV Shkup, informojnë nga M-NAV.

“Me këtë Vendim, Gjykata përcaktoi se greva e paralajmëruar është në kundërshtim me dispozitat ligjore, sepse nuk është zbatuar procedura për zgjidhjen e qetw të mosmarrëveshjeve kolektive, si dhe se greva nuk rrjedh nga kërkesa konkrete nga marrëdhënia e punës”, thonë nga M-NAV SHA Shkup dhe theksojnë angazhimin e tyre për respektimin e ligjit, duke siguruar vazhdimisht sigurinë dhe funksionimin e papenguar të fluturimeve në vend. 

Related Articles

Back to top button