
Në tremujorin e parë të vitit 2025, 92,1 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend të moshës prej 15 deri 74 vjeç kanë shfrytëzuar internet, ndërsa 91,2 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.
Në tremujorin e njejtë, 79,1 për qind e popullsisë së përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, kanë përdorur internet disa herë gjatë ditës, ndërsa 60,3 për qind kanë porositur/blerë mallra ose shërbime nëpërmjet internetit në 12 muajit e fundit.
Gjatë shfrytëzimit të TIK në amvisëri dhe nga individë, pjesëmarrjen më të madhe prej 93,2 për qind ka në telefonim përmes internetit / video thirrjeve (ueb-kamerës; aplikacione – Skype, Facetime, Messenger, WhatsApp, Viber, Snapchat).
Mesazhet, megjithatë, më shumë dërgohen përmes Skype, Messenger, WhatsApp, Viber.