LokalXLajme

Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan fillon më 19 nëntor

Seanca kryesore për lëndën që lidhet me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, i cili shkaktoi pasoja të rënda, është caktuar për 19 nëntor 2025 në sallën e gjyqit të Insitucionit ndëshkues-përmirësues Idrizovë, kumtuan nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Lënda e cila udhëhiqet nën numrin K.nr. 1872/25, fillimisht është ngritur nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe më pas, me vendim të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është transferuar në kompetencë të Prokurorisë së Shkupit. Aktakuza është miratuar plotësisht dhe është shpërndarë përmes sistemit AKMIS te gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska.

Për shkak të kufizimeve ligjore dhe njohjes personale me disa nga të dëmtuarit, nga trajtimi i lëndës janë larguar gjyqtaret Tamara Vitlarova – Smilevska dhe Ilina Smiçkovska – Ilievska. Si anëtar i dytë i Këshillit gjyqësor , në përputhje me ndryshimet në orarin vjetor, do të veprojë Gjyqtari Ahmed Idrizi.

Për shkak të efikasitetit dhe ekonomisë, gjykata ka caktuar disa terminë për seancën kryesore: 25 dhe 26 nëntor, si dhe 2, 4, 10 dhe 11 dhjetor 2025. Datat shtesë do të përcaktohen pasi të fillojë seanca dëgjimore.

Gjykata u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procedurë që të mbërrijnë të paktën një orë para terminit të caktuar, për shkak të procedurave të sigurisë dhe fillimit në kohë të seancës dëgjimore. Mediat e akredituara duhet t’i sigurojnë në kohë lejet e nevojshme për incizim dhe fotografim nga Gjykata Supreme e RMV-së.

Related Articles

Back to top button