Lokal

Elmazi: Fitorja tashmë dihet – Saraji po bashkohet në një zë për ndryshim

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, po vazhdon turin e takimeve me banorët nëpër vendbanimet e komunës, duke marrë përkrahje në Bojanë, Kondovë, Semenisht dhe Çajlanë.

Në çdo fshat, siç prezanton Elmazi në Fejsbuk, atmosfera ka qenë e ngrohtë dhe entuziaste, me thirrje për unitet, dinjitet dhe ndryshim më 19 tetor. Elmazi, përmes postimeve në rrjetet sociale, ka ndarë mesazhe simbolike nga terreni:

“Bojanë, po e MADHE je!”
“Kondovë, ti nuk di me humb! FITORE ABSOLUTE me 19 tetor!”
“Semenisht, më bëj krenar dhe ballëlartë!”
“Çajlana kësaj rradhe do ta këndojë këngën e fitores! Të unifikuar në NJË ZË për ndryshimin e madh të 19 tetorit! Fitorja tashmë dihet! 7 është numri, 19 tetor është dita!”

Gjatë takimeve me banorët, Elmazi ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre kryesore – infrastrukturën rrugore, furnizimin me ujë të pijshëm, kanalizimin dhe krijimin e hapësirave sportive për të rinjtë.

Ai ka premtuar se menjëherë pas marrjes së mandatit do të nisë me zgjidhjen e problemeve jetike që prekin çdo fshat të Sarajit, duke theksuar se qytetarët meritojnë shërbime cilësore dhe jetë dinjitoze.

Related Articles

Back to top button