LokalUncategorized @sqXLajme

Ursula von der Leyen sot në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të presë sot në orën 15:45 Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shkup.

Sipas axhendës zyrtare, takimi kokë më kokë midis Mickoskit dhe Von der Leyen do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në orën 15:50, ndërsa më pas, në orën 16:05, është planifikuar takimi dypalësh i delegacioneve.

Në prag të vizitës, Mickoski deklaroi se nga takimi me Presidenten e Komisionit Evropian pret të riafirmohet orientimi strategjik i vendit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ai shprehu gjithashtu shpresën se gjatë këtij procesi do të ketë edhe hapa konkretë nga ana e Unionit Evropian.

Komisioni Evropian njofton se gjatë qëndrimit në Shkup, Ursula von der Leyen do të zhvillojë takime edhe me Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Related Articles

Back to top button