LokalXLajme

Nga Spitali i Tetovës denoncohet sulm ndaj një mjeku, arrestohet një 28-vjeçar

SPB Tetovë informoi se dje në ora 16:00, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria M.M. (28) nga f. Çellopek, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga Spitali klinik në Tetovë. Ai u denoncua se në mënyrë agresive është sjellur ndaj personelit dhe fizikisht e ka sulmuar L.A. (31) nga f. Zhelinë, mjek në spital, derisa ai ka tentuar t’i ofrojë ndihmë mjekësore.

“Po ashtu, pas arritjes së nëpunësve policorë, M.M. në mënyrë agresive është sjellur edhe ndaj tyre dhe fizikisht ka sulmuar një nga nëpunësit policorë. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër do të parashtrohet akuzë përkatëse”, kumtoi MPB Tetovë.

Policia e Tetovës ka regjistruar edhe arrestimin e një personi 27-vjeçar, i dyshuar për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore ndaj një personi 42-vjeçar, i cili për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

“Më 15.10.2025 në orën 05:20 në udhëkryqin mes rrugëve ‘Blagoja Toska’ dhe ‘Boris Kidriç’ në Tetovë, oficerët e SP të Tetovës e kanë privuar nga liria F.D. (27) nga Tetova, duke vepruar në bazë të denoncimit paraprak se ai ka sulmuar fizikisht A.K. (42) nga Tetova. Paraprakisht, A.K. është gjetur me lëndime në një gropë të hapur nga një ndërtesë në ndërtim”, njofton SPB Tetovë.

I arrestuari po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashrohet akuzë përkatëse.

Related Articles

Back to top button