LokalXLajme

Filipçe drejtuar Cërvenkovskit: Ose je me LSDM-në ose jo

“Ose je me LSDM-në ose nuk je”, e porositi sot lideri i partisë opozitare Venko Filipçe ish kryetarin e partisë Branko Cërvenkovskin, duke cituar deklaratën e tij si përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të dhënë koment mbi fotografinë e cila ishte publikuar në rrjetet sociale, ndërsa në të cilën Cërvenkovski shfaqet me përfaqësuesit e partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe ZNAM. 

Filipçe sot në konferencën për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me fotografinë në të cilën, siç kanë raportuar disa media, Cërvenkovski ishte në darkë në një restorant në Ohër me kryetarin aktual dhe kandidatin për kryetar nga VMRO-DPMNE, Kiril Pecakov dhe deputetin e VMRO-DPMNE-së, Sashe Donev, si dhe me kryetaren e listës së këshilltarëve nga ZNAM për Ohër, Marina Gorgovska, u përgjigj se mund vetëm të citojë ish-liderin.

“Lidhur me fotografinë që u punlikua dje në rrjetet sociale me ish kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, unë mundem vetëm ta citojë ish kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe ajo është: “Ose je me LSDM-në ose nuk je”, tha Filipçe. 

Related Articles

Back to top button