Lokal

Bujar Osmani: Kampionët e Çairit do të rikthehen në shtëpi pas 20 tetorit

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, vizitoi klubin e boksit “Çair”, të cilin e cilësoi si “krenarinë sportive të komunës që fatkeqësisht stërvitet jashtë Çairit”.

Osmani u takua me kampionët e klubit, mes tyre Faton Saliun dhe familjen e tij, të cilët prej vitesh përfaqësojnë me sukses Çairin në arenën e boksit. “Për fat të keq, ata janë të detyruar të stërviten në Karposh, në kushte të papërshtatshme, sepse sallat sportive të Çairit ose nuk funksionojnë, ose janë lënë në dorë të politikës,” tha Osmani.

Ai theksoi se sporti nuk njeh parti dhe se duhet të jetë urë bashkimi për të rinjtë dhe komunitetin. “Ajo që po bën Faton Saliu është pasuri për rininë, për Çairin, për të ardhmen,” shtoi Osmani.

Kandidati i VLEN-it për Çair premtoi se situata do të ndryshojë pas zgjedhjeve të 20 tetorit. “I thashë Fatoni: më 20 tetor do të ktheheni në shtëpi, në Çair, aty ku ju takon, për të sjellë edhe më shumë medalje dhe për ta ngritur emrin e Çairit edhe më lart në podiumin e sportit,” deklaroi Osmani, duke theksuar se përkrahja e sportit dhe rinisë do të jetë një nga prioritetet kryesore të tij.

Related Articles

Back to top button