LokalUncategorized @sqXLajme

Presidenti sllovak Peter Pellegrini në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në kabinetin e saj, ku fillimisht do të mbahet një takim kokë më kokë, e më pas një takim plenar ndërmjet delegacioneve të të dy vendeve.

Në kuadër të vizitës, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministri sllovak i Ekonomisë, Vladimir Šimonjak, do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. Pas nënshkrimit, është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp mes presidentes Siljanovska-Davkova dhe presidentit Pellegrini.

Më pas, presidenti sllovak do të vizitojë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me kryetarin e tij, Afrim Gashin. Në fund të vizitës, Pellegrini do të vendosë një kurorë me lule në varrin e heroit kombëtar, Goce Dellçev, në kishën “Shën Spas” në Shkup.

Related Articles

Back to top button