
Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë inspektimit të punimeve në lagjen Dyqanxhik, ka njoftuar për investimin në këtë lagje, duke theksuar se transformimi i saj do të jetë shembull i zhvillimit të qëndrueshëm urban.
“Këtu jemi në inspektim të punimeve në lagjen e Dyqanxhikut, lagje kjo që ka afër 2 mijë banorë dhe ka filluar rekonstruimi i tërësishëm i infrastrukturës nëntokësore, ujësjellës i ri, kanalizim i ri, rrjet
atmosferik i ri që vendoset për herë të parë, si dhe asfaltim i plotë i të gjitha rrugëve e rrugicave brenda lagjes. Projekti është në vlerë prej 2 milionë eurosh, të ndara nga Ministria e Ambientit Jetësor, me të
cilën menaxhoj unë,” ka deklaruar Mexhiti.
Mexhiti ka shtuar se zhvillimi i lagjes po shoqërohet edhe me investime të tjera të rëndësishme për jetën publike dhe bizneset lokale.



