Botë

KB dhe Kryqi i Kuq bëjnë thirrje për hapjen e menjëhershme të të gjitha pikave të kalimit në Rripin e Gazës

KB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq sot kërkuan hapjen e të gjitha kalimeve në Rripin e Gazës për të mundësuar shpërndarjen e më shumë ndihmave humanitare, sapo të hyjë në fuqi armëpushimi.

“Sipas informacioneve që kam në dispozicion, jo të gjitha kalimet në Gazë janë të hapura për ndihmë humanitare. Ky është problemi kryesor për momentin dhe kjo është ajo që punonjësit humanitarë, përfshirë Kryqin e Kuq, kanë kërkuar në orët e fundit”, tha zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Kristian Kardon, në një konferencë për shtyp në Gjenevë. 

Hapja duhet të ndodhë “urgjentisht”, siguroi ai. 

 Zëdhënësi i Zyrës së KB-së për Çështje Humanitare (OCHA), Jens Larke, bëri thirrje për një rritje të dërgesave të ndihmave në Gazë, por theksoi se kjo nuk varet nga punonjësit humanitarë.

Ai bëri thirrje për riparimin dhe hapjen e kalimeve të shkatërruara në luftë, pasi  të premten hyri në fuqi armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit. 

“Kemi 190.000 tonë ndihma në rajon gati për t’u dërguar, veçanërisht në Jordani dhe Egjipt”, tha Larke. 

 Në luftën dyvjeçare që filloi në Rripin e Gazës pas një sulmi të Hamasit, Izraeli u përpoq ta “shkatërronte” Hamasin dhe t’i “kthejë pengjet në shtëpi” me një ofensivë ajrore dhe tokësore.

Ndihma humanitare mbërriti vetëm në sasi të vogla, pasi bllokada e rreptë e territoreve e vendosur nga Izraeli në fillim të marsit të vitit 2025 u lehtësua relativisht deri në fund të majit. 

 Basshkëpunëtorët e jashtëm të KB-së konfirmuan në gusht se uria ishte e përhapur në disa pjesë të territorit.

Izraeli e mohoi këtë, duke akuzuar Hamasin për plaçkitjen e ndihmës që po dërgohej në zonë.

Related Articles

Back to top button