
“Sot patëm një takim rasti me Adnan Idriz, një emër që lidh traditën, dijen dhe kulturën”, ka bërë të ditur kandidati për Çairin dhe ish-ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Ai shtoi se “Adnani është djali i hafizit të njohur Idriz Efendiut, teolog dhe gazetar që gjatë luftës së Kosovës raportoi për mediat turke. Më vonë u bë ndër themeluesit e agjencisë Anadolu Ajansı dhe TRT Balkan në gjuhën shqipe, maqedonase dhe serbo-kroate”.
Takimi, sipas Osmanit, u zhvillua në ambientet e “Balkan Corner”, në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
“Një vend ku kultura, tradita dhe aroma e kafesë bashkohen”, ka shkruar Osmani.
Në takim mori pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Pas bisedës, Osmani dhe Ahmeti u panë duke ecur nëpër sokaqet e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.