
Dënim me kusht prej dy vitesh për emërimin e paligjshëm të një drejtori në shkollën “Zini Hani” në Veleshtë dhe një në “Vëllezërt Milladinovi” dhe gjobë prej 2.500 euro, ka marrë kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Dënim me kusht është shqiptuar edhe për të akuzuaren e parë, Egzona Shei e cila kryente detyrën ushtruese detyre drejtore në shkollë me dokumente të falsifikuara.
Gjyqtari i shkallës së parë, Jordan Jovanov, tha se nëse e përsërisin veprën penale brenda dy vitesh, do të pasojë një vit burgim efektiv. Sipas tij, e pandehura Shei, e cila filloi të punonte në shkollë si absolvente, punoi si praktikante për katër vjet dhe nga kushti për emërimin e një drejtori me pesë vjet stazh, ajo katër vjet ka qenë praktikante.
“Dokumentet përmbajnë elemente të veprës penale ‘përdorim të një dokumenti me përmbajtje të rreme’. Kjo nënkupton që deklarata nuk është e rreme, por ajo që është shkruar në të nuk është e vërtetë. Egzona, e cila filloi punësimin e saj si absolvente punoi si praktikante për katër vjet. Në të njëjtin muaj kur diplomoi, ajo u zgjodh u.d drejtore e përkohshme dhe dha provimin profesional të mësuesit kur filloi mandatin e saj të tretë dhe të fundit si u.d, drejtore”, tha gjyqtari Jovanov.
Pakënaqësi nga aktvendimi, shprehen prokurori publik Xhemal Lloga dhe mbrojtja e Merkos, Igor Petkoski, duke paralajmëruar ankesë pas vendimit.
“Nuk prisja një dënim në para, por duke pasur parasysh se ai u dënua me kusht për rastin e parë, për të dytin ishte i nevojshëm një dënim efektiv me burg”, tha prokurori Lloga.
Merko është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të përzierjes në korrupsion.