
Detaje nga ngjarja e mbrëmshme në Gostivar, ku disa persona të armatosur dhe me maska, grabitën një artari në qendër të qytetit. Zëdhënësi i policisë në Gostivar Fatmir Rexhepi ka shpjeguar se autorët kanë vjedhur rreth 18 kilogramë ar në vlerë prej 1,8 milionë euro.
“Dje në Gostivar është grabitur një artari, ku hajnat kanë marrë 18 kilogramë ar, në vlerë 1.8 milion euro. Vetura e përdorur gjatë grabitjes, është gjetur e djegur në rrugën drejt Mavrovës”, tha Rexhepi.
Ai shtoi se vetura është dërguar për inspektim, teksa autorët janë ende në kërkim.