LokalXLajme

Drejtori i Klinikës për neurologj shkarkohet, ishte kapur me kokainë (Video)

Tashmë ish-drejtori i Klinikës Universitare të Neurologjisë, prof. dr. Igor Kuzmanovski, ka kërkuar falje publike në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje ku ai shihet duke përzier një substancë të bardhë pluhur në rrethana të dyshimta.

Në një reagim në Facebook, Kuzmanovski u shpreh se ndien “pendesë të thellë” për veprimin e tij, duke sqaruar se ngjarja ka ndodhur shumë kohë para se ai të merrte drejtimin e Klinikës.

“I shpreh pendesë të thellë dhe kërkoj falje për veprimin që ka ndodhur shumë kohë para se të emërohesha drejtor i Klinikës së Neurologjisë. Ishte një moment dobësie për të cilin nuk jam krenar dhe nuk duhet të jetë shembull për askënd. Secili njeri në jetë përballet me dobësi, sfida dhe gabime. E di që kjo nuk do të përsëritet më. Do të vazhdoj të punoj si mjek, duke bërë atë që di dhe dua më shumë – të shpëtoj jetë dhe të ndihmoj njerëzit”, shkroi ai.

Pas përhapjes së videos, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se ka marrë vendim për shkarkimin e tij nga funksioni i drejtorit të Klinikës.


Nga Ministria sqaruan se “në përputhje me procedurat ligjore, shumë shpejt do të emërohet një drejtor i ri” dhe se puna në Klinikë “vazhdon pa pengesa”.

Ndërkohë, partia opozitare VMRO-DPMNE deklaroi se e mbështet vendimin për shkarkimin e Kuzmanovskit dhe kërkoi që institucionet të veprojnë në përputhje me ligjin.

“Kryerja e një funksioni publik mbart përgjegjësi të caktuara dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që parimet e përgjegjësisë dhe barazisë para ligjit të respektohen për të gjithë”, thuhet në reagimin e partisë.

Related Articles

Back to top button