BotëXLajme

Hamasi bëri të ditur përfundimin e luftës në Rripin e Gazës

 Lideri i Hamasit në largim nga Gaza, Kalil Al Haja, sonte deklaroi se lufta ka përfunduar dhe se po fillon një armëpushim i përhershëm.  

Ai deklaroi se marrëveshja përfshin: hapjen e vendkalimit Rafah në të dyja drejtimet; lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite; garanci nga SHBA-ja, ndërmjetësuesit arabë dhe Turqia se lufta në Gaza është përfunduar përgjithmonë.  

Por, ndërkohë, zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan në Egjipt deklaroi se “asnjë palestinez nuk e pranon çarmatimin” dhe se palestinezët kanë nevojë për “armë dhe rezistencë”. 

Deklarata e tij është në kundërshtim me planin e paqes së presidentit amerikan, Donald Tramp i cili parashikon çarmatimin e Hamasit, si dhe me deklaratat e përfaqësuesve të lëvizjes palestineze. 

Momentalisht po mbahet seanca e Qeverisë izraelite në të cilën duhet të ratifikohet marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa armata izraelite kumtoi se ende është duke kryer operacione në terren. 

Related Articles

Back to top button