BotëUncategorized @sqXLajme

Policia gjermane do të rrëzojë dronët që paraqesin kërcënim për sigurinë

Qeveria gjermane ka miratuar një ligj të ri që i jep policisë federale kompetenca të posaçme për rrëzimin e dronëve që shkelin hapësirën ajrore ose paraqesin rrezik për sigurinë publike.

Kancelari Friedrich Merz deklaroi se qëllimi është të parandalohet përsëritja e incidenteve si ai i javës së kaluar në aeroportin e Mynihut, ku dhjetëra fluturime u anuluan ose u devijuan për shkak të paraqitjes së dronëve të paidentifikuar.

“Incidentet me dronë e rrezikojnë sigurinë tonë. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Po i zgjerojmë kompetencat e policisë federale që dronët të zbulohen dhe neutralizohen më shpejt,” theksoi Merz.

Ligji i ri vjen pas një sërë ndërhyrjesh të ngjashme në aeroportet evropiane, përfshirë ato në Danimarkë dhe Norvegji. Autoritetet gjermane dyshojnë se prapa një pjese të këtyre fluturimeve të paautorizuara mund të qëndrojë Rusia, në kuadër të asaj që disa udhëheqës evropianë e përshkruajnë si “luftë hibride”.

Masat e reja parashikojnë përdorimin e pajisjeve teknologjike për zbulim dhe neutralizim të menjëhershëm të dronëve në zonat e ndjeshme, si aeroportet, qendrat ushtarake dhe institucionet shtetërore.

Related Articles

Back to top button