LokalXLajme

Arrestohet një 40-vjeçar nga Shkupi – policia gjen drogë në shtëpinë e tij

Policia e Shkupit ka arrestuar M.J. (40) nga Shkupi, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij janë gjetur sasi të ndryshme droge.

Sipas MPB-së, në bastisje janë zbuluar dy qese me amfetaminë, pesë shishe me amfetaminë të lëngshme, përbërës për përgatitjen e saj, si dhe një peshore digjitale me gjurmë kokaine.

M.J. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për “prodhim dhe tregti të palejuar me drogë”, në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.

Related Articles

Back to top button