
Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Kavadarit, deputeti dhe bartësi i listës së pavarur për Zgjedhjet Lokale 2025, Panço Minov. Ai ishte lindur më 21 gusht 1958 në Kavadar.
Nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Kavadar informuan për MIA-n se mëngjesin e sotëm kanë marrë informacionin se Minov ka ndërruar jetë, dhe se për këtë do ta njoftojnë Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
– Mëngjesin e sotëm morëm informacion të konfirmuar. Panço Minov ka ndërruar jetë. Tani ne do të njoftojmë Komisionin Shtetëror Zgjedhor, sepse ka procedurë të përcaktuar me ligj në rast të vdekjes së njërit nga kandidatët, veçanërisht kur është bartës i listës për këshillin komunal. Mendoj se ende nuk janë shtypur fletëvotimet. Më tej, ata do të na tregojnë se si të veprojmë. Ky është rasti i parë i tillë që kemi, tha Emilija Petrovska, kryetare e KKZ-së.