RajonXLajme

Vrasja e gjyqtarit Kalaja – arrestime të reja në Tiranë

Hetimet për vrasjen tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja po marrin përmasa të reja. Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e tre personave të tjerë, përfshirë xhaxhain e autorit të dyshuar, si dhe një punonjës sigurie të Gjykatës së Apelit, ku ndodhi krimi.

Sipas informacioneve të para, në pranga kanë rënë Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar Elvis Shkambi, dhe roja e sigurisë që ndodhej në detyrë në momentin e ngjarjes. Ky i fundit dyshohet për neglizhencë të rëndë në detyrë, pasi ka lejuar që autori të hynte i armatosur në ambientet e gjykatës.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë brenda sallës së gjyqit, ku gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje gjatë seancës, në një rast që ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në vend.

Burime nga policia bëjnë të ditur se hetimet vazhdojnë në disa pista, përfshirë rrjetin e ndihmësve dhe rolin e mundshëm të personave të tjerë në përgatitjen e atentatit.
Autoritetet theksojnë se janë të vendosura të zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe të nxjerrin përpara drejtësisë çdo person të përfshirë.

Related Articles

Back to top button