
Edhe tre ditë mbeten për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në zgjedhjet lokale 2025 më 19 tetor. Sipas librit të afateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, zgjedhësi që nuk mund të votojë në qendrën e votimit, person i paaftë ose i sëmurë, ndërsa dëshiron të votojë në zgjedhje, duhet ta njoftojë Komisionin komunal zgjedhor jo më vonë se shtatë ditë para ditës së caktuar për votim – më 10 tetor në mesnatë.
Për të mundësuar që personi të votojë në kushte shtëpiake, në Komisionin komunal zgjedhor duhet të dërgohet dokumentacioni mjekësor përkatës.
Më 14 tetor, skadon afati për regjistrimin e personave që duan të votojnë në zgjedhje dhe që janë në masën e paraburgimit në shtëpi.
Personat e paaftë ose të sëmurë, personat në paraburgim shtëpiak, të burgosurit dhe ata në shtëpitë e pleqve votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra më 18 tetor.
Këshillat zgjedhore realizojnë votimin në shtëpitë e personave të sëmurë dhe të paaftë, si dhe të personave që janë në paraburgim shtëpiak.
Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale 2025 është 1.832.415 votues. Nga këta votues, në certifikatën e Listës së votuesve janë regjistruar 1.717.803 votues, ndërsa 112.000 votues janë të regjistruar në Listën e veçantë zgjedhore për personat që janë në punë ose qëndrime të përkohshme jashtë vendit, 2.162 votues që janë në dënim me burg ose janë në paraburgim dhe 450 zgjedhës nga shtëpitë për të moshuarit. Në këto zgjedhje nuk do të ketë votim në diasporë.