Lokal

Erkan Arifi në takim në OEMVP

Kandidati i AKI-së për kryetar të Likovës, Erkan Arifi ka pasur takim në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

“Në këtë mbledhje mora pjesë së bashku me Blerant Ramadanin, kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Sarajit, ku patëm një bisedë të frytshme me udhëheqësinë e lartë të OEMVP-së:
– U.d. Kryetar – Nuhi Aliu
– Kryetar nderi – Xhemail Dauiti
– Drejtor ekzekutiv – Durim Zekiri
E vlerësojmë lart rolin dhe kontributin e OEMVP-së për forcimin e lidhjes midis sektorit publik dhe atij privat. Si përfaqësues të qytetarëve, mbetemi të përkushtuar që përmes kësaj platforme të krijojmë kushte të favorshme për zhvillim lokal, rritje të investimeve dhe gjenerim të hapësirave të reja ekonomike për komunitetet tona”, shkruan Arifi.

Related Articles

Back to top button