LokalUncategorized @sqXLajme

Autobusët privatë në Shkup rikthehen në orar të rregullt – NTP shlyen pjesë të borxhit

Pas disa ditësh me transport të reduktuar, operatorët privatë të autobusëve në Shkup prej sot janë rikthyer në orar të plotë.
Vendimi vjen pasi Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) Shkup u ka paguar nga 6 milionë denarë secilës prej tre kompanive, duke lehtësuar krizën e përkohshme financiare.

Pronari i “Jofi Bus”, Jovica Zafirovski, konfirmoi se pagesat janë kryer të hënën pasdite dhe se kjo shumë do t’u mundësojë operatorëve të funksionojnë normalisht për dy javët e ardhshme.

“Kemi marrë konfirmimin se na janë paguar nga 6 milionë denarë. Shuma nuk është e madhe, por mjafton për të vazhduar punën në mënyrë të rregullt. Shpresojmë që gjatë kësaj periudhe të realizohen pagesat e tjera nga NTP, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të transportit”, deklaroi Zafirovski.

Ai shtoi se kostot e larta të mirëmbajtjes dhe karburantit kërkojnë pagesa të rregullta, në të kundërtën qytetarët përballen me vonesa dhe mungesë linjash në orët e pikut.

Kujtojmë se kompanitë “Jofi Bus”, “Vestor Trans” dhe “Rados Company” të premten kishin paralajmëruar pezullimin e qarkullimit nëse NTP nuk shlyente borxhin total prej 170 milionë denarësh.

Related Articles

Back to top button