LokalXLajme

LAMM: Trafiku transportues drejt vendkalimit kufitar Bllacë e Poshtme riorientohet tek pompa e benzinës Dizel

Sot nga ora 11:44, trafiku transportues drejt vendkalimit kufitar Bllacë e Poshtme riorientohet afër pompës së benzinës Dizel, informon LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related Articles

Back to top button