
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se i ka dhënë notë negative arbitrit të ndeshjes Brera – Bashkimi për penaltinë.
Abitrit, Plerant Saliji edhe pse pas ndeshjes iu kërkua që ta rishqyrtojë vendimin për penalti, duke ia treguar videon, ai sërish ka refuzuar ta kthejë pas vendimin dhe e ka lënë vendimin në fuqi duke i siguruar golin e barazimit ekipit vendas.
“Për shkak të vlerësimit të gabuar, gjykatësi kryesor do të vlerësohet negativisht nga ana e kontrollorit të gjykimit”, thanë nga FFM-ja.
Shikojeni videon dhe binduni edhe vetë për këtë vendim të FFM-së.