
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Sarajit, Muhamet Elmazi ka qëndruar së fundmi në fshatin Rashçe ku është takuar me banorët.
“Rashçja tregoi forcën e saj me një pjesëmarrje masive dhe atmosferë të jashtëzakonshme!
Çdo duartrokitje, çdo përshëndetje dhe çdo fjalë e banorëve të Rashçes dëshmoi se më 19 tetor, Saraji do të zgjedhë ndryshimin.
Fitorja po afrohet dhe bashkë me Rashçen po e shkruajmë kapitullin e ri të Sarajit!
NJË ZË për fitoren e madhe të 19 tetorit”, shkruan Elmazi.



