
Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një paralajmërim organizatës militante palestineze Hamas pas reagimit të tyre ndaj planit të tij për paqe në luftën në Gaza, duke kërkuar veprim të menjëhershëm, raportoi agjencia DPA.
“Hamasi duhet të veprojë shpejt, përndryshe të gjitha marrëveshjet do të anulohen”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të shtunën.
“Unë nuk do të toleroj vonesa – për të cilat shumë besojnë se do të ndodhin – dhe asnjë rezultat ku Gaza përsëri paraqet kërcënim”, shtoi ai.
“Le ta përfundojmë këtë, SHPEJT”, theksoi presidenti amerikan.
Ndërkohë, Hamasi mbrëmë pranoi disa pjesë të planit të paqes të propozuar nga Trump – përfshirë edhe lirimin e të gjithë pengjeve – por kërkoi gjithashtu negociata të mëtejshme.



