Lokal
Erkan Arifi priti gjeneralin Esat Çollakun, vizituan Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Sllupçan

Kandidati i AKI-së për kryetar të Likovës, Erkan Arifi ka pritur gjeneralin nga Kroacia, Esat Çollakun dhe kanë vizituar Kompleksin e varrezave në Sllupçan.
“Sot në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Sllupçan, Vaksincë, Hotël dhe në fshatrat e tjerë, gjenerali Esat Çollaku me bashkëluftëtarë nga lufta e Kroacisë nderuan dëshmorët tanë.
Një kujtim i gjallë për sakrificën dhe lavdinë e tyre, që mbetet frymëzim për brezat që vijnë”, shkruan Arifi.



