Botë

Babish shpalli fitoren e lëvizjes së tij ANO në zgjedhjet në Çeki

Lideri i lëvizjes politike ANO, Andrej Babish, shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare në Çeki, ndërsa kryeministri aktual Petër Fiala i uroi për suksesin zgjedhor mbrëmë.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe dua t’u falënderoj të gjithë ata që dolën për të votuar. Për këtë u angazhuam, për zgjedhje të lira ku njerëzit mund të vendosin,” tha Babish, transmeton portali 24.

Ai deklaroi se lëvizja e tij politike ANO ka arritur “rezultatet më të mira në historinë e zgjedhjeve parlamentare” dhe e vlerësoi këtë si rezultat të punës së ekipit.

“Jam i lumtur që bindëm njerëzit të votojnë. Shpresojmë të formojmë një qeveri që do të punojë shumë. Asnjëherë nuk do t’ju tradhtojmë,” tha Babiš, duke shtuar se kjo fitore është “kulmi i karrierës së tij.”

Babiš njoftoi se partia e tij do të negociojë me partnerët për të formuar një qeveri të udhëhequr nga lëvizja ANO.

Kryeministri çek Petr Fiala tha mbrëmë se i ka uruar liderit të opozitës ANO, Andrej Babiš, për fitoren pasi partia e tij opozitare fitoi afërsisht 35 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme.

Koalicioni “Bashkë” i Fialës fitoi 23 për qind të votave, sipas rezultateve nga mbi 99 për qind e njësive zgjedhore.

Sipas rezultateve të pjesshme, gjashtë parti kaluan pragun prej pesë për qind për të fituar vende në Dhomën e Poshtme të Parlamentit çek, që ka 200 anëtarë.

Related Articles

Back to top button