BotëXLajme

Samit i liderëve evropianë në Kopenhagë

Në Kopenhagë sot po mbahet një samit i liderëve nga 47 vende evropiane, ku në qendër të diskutimeve janë mbështetja për Ukrainën dhe forcimi i sigurisë në kontinent. Në rend dite do të jenë edhe çështje që lidhen me stabilitetin ekonomik dhe migracionin.

Në takim pritet të marrë pjesë presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. Mikpritëse e samitit është kryeministrja daneze, Mete Frederiksen, ndërsa ngjarja, si zakonisht, do të krijojë hapësirë edhe për takime bilaterale.

Komuniteti Politik Evropian u themelua pas agresionit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, me synim theksimin e izolimit të Moskës. Ai përfshin 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe edhe 20 shtete partnere, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut. Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, do të marrë fjalën në panelin e titulluar “Siguria dhe qëndrueshmëria – kërcënimet tradicionale dhe të reja”, i cili do të bashkëdrejtohet nga presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Related Articles

Back to top button