
Tetori sjell dy ditë pushimi për të gjithë qytetarët. Dita e parë është 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore, e cila këtë vit bie të shtunën. Dita e dytë është 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, e cila bie të enjten dhe do të mundësojë një fundjavë të zgjatur për ata që do ta lidhin me ditët tjera.
Deri në fund të vitit, edhe një festë tjetër do të jetë ditë pushimi për të gjithë – 8 Dhjetori (e hënë), kur shënohet festa e Shën Klimentit të Ohrit.
Në fund të muajit qytetarët do të duhet të lëvizin akrepat e orës. Ora dimërore nis natën mes 25 dhe 26 tetorit, kur në orën 3 pas mesnate, akrepat do të kthehen një orë pas – në orën 2. Veçanti këtë vit është se ndryshimi i orës ndodh më herët se vitet e kaluara.