
Kryeministri dhe Qeveria kanë një vendosmëri dhe interes serioz për të ndërmarrë hapa konkretë për të kapërcyer mosmarrëveshjen me Bullgarinë pas zgjedhjeve lokale, theksoi ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Finlandës, Joakim Strand, në kuadër të vizitës së punës të pas takimit tet-a-tet dhe takimeve plenare në MÇE.
Ministri Murtezani, në fjalimin e tij, iu referua vazhdimësisë së dialogut politik në mes Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës, duke theksuar se takimi i sotëm është paraqet avancim të diskutimeve që pati gjatë vizitës së tij të punës në Helsinki nëntorin e kaluar. Ai vlerësoi se marrëdhëniet në mes të dyja vendeve bazohen në besim, miqësi dhe vlera të përbashkëta evropiane, që e përforcon rolin e tyre në krijimin e agjendës evropiane për rajonin.
Ai shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen konsekuente dhe parimore të Finlandës, duke vlerësuar se ajo mbetet ndër mbështetësit më të zëshëm të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, ministri iu referua tvining projekteve të realizuara me institucionet finlandeze dhe gatishmërisë për thellimin e tyre në fushat e administratës publike, mediave dhe transformimit digjital.
Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë që sot të jem nikoqir i homologut dhe mikut tim, ministrit për Çështje Evropiane të Republikës së Finlandës, Joakim Strand. Diskutimet e sotme paraqesin vazhdim të dialogut të sinqertë të cilin e filluam në nëntorin e kaluar, kur isha në vizitë pune në kryeqytetin e Finlandës në Helsink, ndërsa sot po e avancojmë këtu, në Shkup. Kjo është dëshmi se marrëdhëniet tona kanë dinamikë dhe kontinuitet – por akoma më e rëndësishme, kanë të ardhme të cilën e ndërtojmë mbi besimin dhe vlerat e përbashkëta evropiane.
“Në takimet e sotme iu referuam temave kyçe për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit. Ministrin Strand e njoftova për proceset lidhur me Planin për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor, të cilin nuk e shohim vetëm si instrument financiar, por si strategji e cila e përafron ekonominë dhe institucionet tona me standardet evropiane edhe para anëtarësimit formal. Me miratimin e Agjendës reformuese, ne si Qeveri jemi zotuar për ndryshime themelore në sundimin e ligjit, efikasitetin e administratës publike, digjitalizimin dhe rezistencën energjetike. Këto nuk janë nocione abstrakte, por hapa konkretë të cilat do të sjellin cilësi më të mirë të jetesës për qytetarët”, theksoi Murtezani.
Sinqerisht jam mirënjohës për mbështetjen parimore dhe konsekuente të cilën Finlanda ia jep Maqedonisë së Veriut. Ky është vend i cili jo vetëm që i mbron vlerat evropiane, por edhe i jeton ato përmes demokracisë së fuqishme, sundimit të ligjit, përkushtimit ndaj arsimit dhe barazisë sociale. Sot Finlanda, është anëtare e NATO-s, me çka e konfirmon rolin e saj si aktor i përgjegjshëm në fushën e sigurisë, por mbetet e njohur si lidere në inovacionet, digjitalizimin dhe tranzicionin e gjelbër. Këto eksperienca janë me rëndësi të veçantë edhe për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.
Ne e vlerësojmë shumë rolin e ekspertëve finlandezë në projektet e realizuara Tuining dhe gatishmërinë të cilën ky bashkëpunim të zgjerohet në fusha të reja si transformimi digjital, mediat dhe inovacionet. Finlanda, si shembull global i njohurive dhe zhvillimit të qëndrueshëm, na ofron mundësi për avancimin e institucioneve dhe për thellimin e lidhjeve mes shoqërive tona.
“Me ministrin dhe të dyja delegacionet konstatuam se procesi i zgjerimit është më shumë se procedurë teknike – është investim strategjik në stabilitetin, sigurinë dhe rritjen ekonomike të gjithë kontinentit. Veçanërisht e vlerësojmë pozitën e Finlandës, të shprehur publikisht dhe në mënyrë konsekuente, se zgjerimi është domosdoshmërisht të bazohet në merita dhe se përfitimet nga integrimi janë të përbashkëta – si për vendet kandidate, ashtu edhe për vetë Bashkimin Evropian”, shtoi më tej ministri Murtezani.
Ai i falënderoi për vizitën dhe për bisedën e sinqertë dhe përmbajtësore, duke theksuar se prania e tyre këtu është porosi për miqësi dhe besim, por edhe konfirmim se Maqedonia e Veriut ka aleatë dhe partnerë të cilët e mbështesin të ardhmen e saj evropiane.



