Botë

Dy të vrarë dhe tre të lënduar rëndë në sulmin me automobil dhe me thikë në afërsi të sinagogës në Mançester

Policia e Mançesterit njoftoi sot se të paktën dy persona janë vrarë në sulmin me automobil dhe thikë me në afërsi të një sinagoge në qytet dhe se “tre qytetarë të tjerë janë ende në gjendje të rëndë”.

Në komunikatën e Policisë Metropolitane thuhet se besohet se sulmuesi, i cili u qëllua nga policia, i është nënshtruar plagëve të marra, por se kjo “nuk mund të konfirmohet në këtë kohë për shkak të shqetësimeve të sigurisë” në lidhje me sendet e dyshimta në trupin e tij, raportoi BBC.

BBC raportoi gjithashtu se një shpërthim i fuqishëm dhe i kontrolluar u dëgjua pranë kordonit të policisë.

Sipas informacioneve të disponueshme, në vendngjarje është një njësi për asgjësimin e pajisjeve shpërthyese.

“Një numër i madh njerëzish që po luteshin në sinagogë në kohën e incidentit u mbajtën brenda derisa zona u sigurua, por tani janë evakuuar”, shtohet  në komunikatën e policisë.

Sulmi me automobil dhe thikë ndodhi pranë sinagogës së Kongregacionit hebraik Hiton Park në Midëlton Roud, gjatë festës hebraike të Jom Kipur.

Policia tha se mori një telefonatë në orën 9:31 të mëngjesit të sotëm nga një qytetar i cili raportoi se një automobil kishte goditur këmbësorët dhe një burrë ishte therur me thikë. 

Related Articles

Back to top button