
Nga data 29 shtator, çmimi i paketave të cigareve në vend është rritur me afërsisht 10 denarë. Edhe pse ky ndryshim ka hyrë në fuqi që prej ditës së djeshme, në shumë pika shitjeje ende gjenden produkte me çmimin e vjetër për shkak të stokut të mëparshëm.
Rritja prek disa prej markave më të njohura në treg, përfshirë Dunhill, Lucky Strike, Pall Mall dhe Rothmans. Ky ndryshim vjen si rezultat i vendimit të vetë prodhuesve, të cilët po përballen me kosto më të larta të prodhimit dhe logjistikës. S
Për konsumatorët, kjo do të thotë se në ditët në vijim, me përfundimin e rezervave ekzistuese, do të përballen me çmimin e ri në të gjitha pikat e shitjes.



