Lokal

Muhamet Elmazi: Fituesi tashmë dihet

Kandidati për kryetar të Sarajit nga VLEN, Muhamet Elmazi ka njoftuar se fushatën zgjedhore e ka nisur nga lagja ku është rritur.

“E nisa zyrtarisht fushatën time nga vendbanimi im, nga Saraji im i dashur. Fillova pikërisht aty ku jam rritur e jetuar, në lagjet e zemrës sime: Rruga 3 dhe Rruga 5 (mahalla te Xhamia Husein Shah), pastaj në Rrugën 10 dhe në Rrugën 6 e 8.
Mikpritja ishte e ngrohtë, pjesëmarrja masovike, fytyrat e qytetarëve plot entuziazëm e besim. Aty pashë shpresën për ndryshim, vullnetin për të ecur përpara dhe forcën e madhe që na bashkon.
Jam i bindur se ky fillim nga Saraji është shenjë e qartë se fryma e re ka nisur dhe se së bashku do ta shkruajmë fitoren e madhe më 19 tetor.
Fituesi tashmë dihet!
7 është numri, 19 tetor është dita!”, shkruan Elmazi.

Related Articles

Back to top button