LokalXLajme

Filloi fushata për zgjedhjet lokale 2025

Sot nisi zyrtarisht fushata 20-ditore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor 2025. Ajo do të zgjasë deri më 17 tetor, pas së cilës hyn në fuqi heshtja zgjedhore. Raundi i dytë i votimit është parashikuar për 2 nëntor.

Në fushatë përfshihen tubimet publike, reklamat, paraqitjet në media dhe internet, shpërndarja e materialeve dhe prezantimi i kandidatëve. Shkeljet mund të raportohen në KSHZ, e cila vendos brenda 72 orëve, ndërsa kundër vendimeve të saj mund të bëhet padi në Gjykatën Administrative.

Në gjithë vendin do të hapen 3.480 qendra votimi, ndërsa buxheti i zgjedhjeve arrin në 9.76 milionë euro, nga të cilat shumica do të shpenzohen për reklama dhe media.

Zgjedhjet lokale zhvillohen çdo katër vjet dhe organizohen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Related Articles

Back to top button