
Sonte, familja Ahmeti nga fshati Sfillare e Poshtme zyrtarisht aderuan në radhët e VLEN-it, duke dhënë një shembull të qartë të vetëdijes qytetare që po rritet çdo ditë në Komunën e Sarajit, ka shkruar kandidati për kryetar të Sarajit Muhamed Elmazi.
“Kjo familje e njohur për bujarinë, ndershmërinë dhe punën e palodhur në bujqësi e blegtori, prej vitesh është konsideruar si një nga shtyllat e komunitetit lokal, gjithmonë e gatshme për të kontribuar për të mirën e përbashkët.
Me vendimin e tyre për t’u bashkuar me VLEN-in, familja Ahmeti dërgon një mesazh se ndryshimi i madh në Saraj po mbështetet gjithnjë e më shumë nga njerëzit e ndershëm e punëtorë, të cilët besojnë se e ardhmja ndërtohet mbi punë, unitet dhe vendosmëri.
“Rruga drejt fitores kalon përmes familjeve si Ahmeti, të cilët me vendimin e tyre tregojnë se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se bashkimi është forca më e madhe”, u theksua me këtë rast.



