LokalXLajme

Arrestohet 50 vjeçari nga Straçinca, kishte mbjellë kanabis në oborr të shtëpisë

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar nga fshati Strachincë i Shkupit, pasi në oborrin dhe shtëpinë e tij janë gjetur bimë kanabisi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 shtatorit, rreth orës 19:00. Pjesëtarë të Njësitit për ndërhyrje të SPB Shkup fillimisht kanë vërejtur nën çatinë e shtëpisë së tij degë të varura të kanabisit.

Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 90 degë kanabisi dhe dy qese me sasi më të vogla të bimës narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor të Gazi Babës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal.

Related Articles

Back to top button