BotëXLajme

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për zbatimin e dënimit me vdekje në Washington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që autorizon zbatimin e dënimit me vdekje në kryeqytetin federal, Washington D.C.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, urdhri synon të zbatojë plotësisht ligjet federale për dënimin me vdekje në Washington dhe u jep prokurorëve federalë të drejtën të kërkojnë këtë masë në të gjitha rastet e përshtatshme. Trump gjithashtu ka udhëzuar prokurorin e përgjithshëm dhe prokurorin e Washingtonit që të ushtrojnë juridiksionin federal në masën më të plotë të mundshme për krimet që bartin këtë dënim.

“Presidenti Trump nënvizon angazhimin e tij për të mbrojtur të gjithë amerikanët që vizitojnë dhe banojnë në kryeqytet, duke zbatuar dënimin me vdekje kundër kriminelëve më të këqij dhe për të siguruar që shkelësit e dhunshëm të përballen me pasojat më të ashpra sipas ligjit,” thuhet në deklaratë.

Washingtoni njihet si një nga qytetet më të rrezikshme në SHBA, me një shkallë krimi gati gjashtë herë më të lartë se New Yorku.

Related Articles

Back to top button