
Gratë shtatzëna, mos përdorni “Tylenol” përveçse nëse është absolutisht e domosdoshme, mos i jepni “Tylenol” fëmijës suaj të vogël pa ndonjë arsye të fortë, ndani vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubeolës) në tre vaksina të ndara, në tri doza të veçanta (jo të gjitha bashkë në një vaksinë), merreni vaksinën kundër lisë së dhenve (varicelës) veçmas, vaksinën kundër hepatitit B pas moshës 12-vjeçare, dhe më e rëndësishmja, merrini vaksinat në pesë vizita të ndara te mjeku.
— Presidenti Donald Trump
Këtë e ka shkruar para disa orësh presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin e tij Truth Social. Paralajmërimi është serioz, dhe ndoshta Trump nuk do të dilte publikisht me këtë nëse nuk do të ishte plotësisht i bindur për atë që po thotë.
Vaksina MMR është një vaksinë e kombinuar që përfshin mbrojtjen kundër fruthit, shytave dhe rubeolës — tre sëmundje virale potencialisht serioze. Punonjësit e shëndetësisë rekomandojnë dy doza të kësaj vaksine. Fëmijët zakonisht e marrin dozën e parë mes moshës 12 dhe 15 muajshe, dhe të dytën mes moshës 4 dhe 6 vjeç.
Trump nuk thotë që të mos merret vaksina, por thjesht rekomandon që ajo të merret në tri doza të ndara, dhe jo të kombinuara në një. Pse? Ka gjasa që kjo do të sqarohet nga sekretari Kennedy, sepse Trump pritet të sulmohet shpejt nga mediat e majta, të cilat ai i quan “fake news” dhe të cilave shpesh nuk u lejon as pyetje në konferencat e tij për shtyp. Me siguri do të ketë reagime edhe nga organizata të ndryshme në botë, sidomos në Evropë, për këtë temë.
Te ne (në vendin tonë), këto tri vaksina jepen së bashku në një dozë të vetme.



