
Kandidati për kryetar të Likovës, Erkan Arifi ka nënshkruar kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.
Ai deklaroi se do të përkushtohet që të garantojë zgjedhje demokratike më 19 tetor.
“Sot, në Komisonin komunal zgjedhor – Likovë, nënshkruam Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, i cili nënkupton Zgjedhje fer, të lira dhe demokratike.
Unë, Erkan Arifi, si kandidat për Kryetar të Komunës së Likovës, nga Besëlidhja, Aleanca Kombëtare për Integrim, ashtu siç kam dëshmuar deri më tani, garantoj se bashkë me strukturat tona do vazhdojmë të jemi për Zgjedhje të lira e demokratike, ku populli – sovrani do e ket fjalën e fundit, e të cilët gjithmon vlerësojnë më së miri”, tha Arifi.



