LokalXLajme

Arben Zeqiri/AKI: Gjykata Kushtetuese vendosi nën diktat të Qeverisë, shqiptarët më 19 Tetor do t’ua japin përgjigjen

Arben Zeqiri nga Aleanca Kombëtare për Integrim nëpërmjet një press konferece ka dalë me kritika deri te Gjykata Kushtetuese, për vendimin e fundit me të cilin nuk hap procedurë për vendimin e Qeverisë, me çka vendimi për uljen e numrit të këshilltarëve, mbetet në fuqi.

Zeqiri vlerëson se ky vendim i Gjykatës, është bërë nën diktat të Qeverisë dhe se përgjigjen për këtë, pushteti aktual do të marrë më 19 tetor, në zgjedhjet lokale.

“Maqedonia e Veriut po bëhet shteti i parë në botë ku Gjykata Kushtetuese shkel rendin kushtetues, del në kundërshtin me Kushtetutën si aktin më të lartë juridik dhe në kundërshtin me vendimin që e ka sjellë vetë paraprakisht. E gjithë kjo po bëhet duket shkelur të drejtat dhe liritë elementare të qytetarëve, në këtë rast të shqiptarëve si bashkësia e dytë etnike në vend.

Vendimi i fundit për të refuzuar kërkesën për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Qeverisë me të cilin ulet numri i këshilltarëve në komunat shqiptare, është antikushtetues, në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale, neni 34 dhe në kundërshtim me vendimin paraprak të kësaj gjykate e cila vetë e kishte shpallur një herë si antikushtetues vendimin e Qeverisë për të fshirë mërgatën nga numri i popullsisë.

Si pasojë e këtij vendimi, sot komunat e banuara me shqiptarë do të kenë dukshëm më pak këshilltarë sesa kanë pasur deri më tani edhe atë, Struga, Kërçova, Vrapçishti, Zhelina dhe Tearca nga 4 këshilltarë më pak, ndërsa Gostivari 8 këshilltarë më pak. Me vendiminne Qeverisë shqiptarët dhe komunat e banuara kryesisht me shqiptarë kanë edhe pasoja ekonomike dhe financiare. Nga ndarja e kredisë hungareze, komunat shqiptare kanë humbur 8.4 miljon euro, ndërsa nga shpërndarja e TVSH-së, ku njëri nga 3 kriteret është numri i popullsisë, komunat shqiptare humbin qindra mijëra deri në miljona euro për çdo muaj.

Ku e ka burimin ky vendim dhe kjo fushatë antishqiptare. Mos vallë edhe ky është një projekt i Botës Sërbe, i ngjashëm me fushatën e Sërbisë për pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës? Dje u fshij diaspora shqiptare nga numri i popullsisë, sot ulet numri i këshilltarëve, a do të thotë që nesër do të ja merni mërgatës edhe të drejtën e votimit? Prej kësaj Qeverie monoetnike dhe me vasalë pritet çdo gjë, por fjalën kryesore do ta kenë vetë shqiptarët të cilët më 19 Tetor do të vendosin nëse do të lejojnë këtë skenar apo do ta ndalin një herë e përgjithmonë”, tha Zeqiri.

Related Articles

Back to top button