BotëXLajme

Tramp: Izraeli dhe Hamasi janë afër të arrijnë ndonjë lloj marrëveshje 

Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot para gazetarëve në Zyrën ovale deklaroi se Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së “ndonjë lloj marrëveshje” për armëpushim potencial të mundshëm. 

“Kishim takim të shkëlqyer para disa ditëve në Asamblenë e përgjithshme të KB-së dhe mendoj se jemi afër arritjes së një lloj marrëveshje. Po, duam, duam t’i kthejmë pengjet. Duhet t’i kthej pengjet”, tha Trampi. 

Ai informoi se u takua me liderët e Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë. 

“Kishim një takim vërtet të shkëlqyer. Mendoj se shumë gjëra u vendosën në atë takim”, tha Trampi. 

Në pyetjen se sa shpejt mund të arrihej pakti, ai tha se do të duhej të fliste me Izraelin. 

“Ata e dinë çfarë dua. Mendoj se atë mund ta kryejmë. Shpresoj se mund ta bëjmë. Shumë njerëz po vdesin, por duam të na kthehen pengjet”, tha Trampi.

Related Articles

Back to top button