LokalXLajme

Të rinjtë në BE largohen nga shtëpia e prindërve në moshën 26,2 vite, në Maqedoni në 32,1 vite

Të rinjtë në BE shtëpinë e prindërve të vet e braktisin në moshë mesatare prej 26,2 vite. Në përgjithësi të rinjtë nga veriu sërish e braktisin shtëpinë e prindërve, krahasuar me të rinjtë nga shtetet më jugore. Më së gjati në shtëpinë e prindërve qëndrojnë të rinjtë në Mal të Zi, mestarisht deri në moshën e tyre 33,3 vite, ndërsa më herët largohen të rinjtë në Finlandë, mesatarisht në 21,4 vite. Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut mesatarisht mbeten të jetojnë me prindërit e tyre deri në moshën 32,1 vite.

Në vitin 2024 të rinjtë në nivel të BE-së mesatarisht e braktisin shtëpinë e prindërve në 26,2 vite, që është uëje e vogël në krahasim me 26,3 vite në vitin e kalaur 2023, tregojnë të dhënat më të reja të Eurostatit të publikuara në shtator të këtij viti.

Mesatarisht më së gjati në shtëpinë e prindërve mbeten të rinjtë në Kroaci – deri 31,1 vjeç, më pas vijnë Sllovakia (30,9), Greqia (30,7), Italia (30,1) dhe Spanja (30,0). Në kundërshtim me këtë, më herët e braktisin shtëpinë e prindërve në Finlandë, mesatarisht në moshën 21,4 vjeç, pas çka pasojnë Danimarka (21,7) dhe Suedia (21,9).

Të dhënat e Eurostatit tregojnë se nga viti 2002, kjo moshë mesatare lëvizë mes më të ultës prej 26,1 në vitin 2019 dhe më të lartës prej 26,8 vite në vitin 2006.

Të dhënat e fundit për Maqeodninë janë të vitit 2023, kur sipas analizës së portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhëna të Eurostatit, të rinjtë në Maqedoni (32,1) dhe në Mal të Zi (33,3) më së voni në Evropë i braktisin shtëpitë e tyre.

Sipas analizës në Evropën Jugore dhe në Ballkan, më shumë se gjysma e njerëzve të moshës prej 20-25 vjeç jetojnë me prindërit e tyre, përderisa në Evropën Veriore, ndërkaq, kjo përqindje është nën 20 për qind, e madje edhe nën 10 për qind.

Gjatë kohës kur shpenzimet për banim janë lëndë e debatit të vazhdueshëm publik, të dhënat e Eurostatit tregojnë se të rinjtë janë pak më shumë të goditur nga shpenzimet e banimit. Në vitin 2024, 9,7% e të rinjve (të moshës 15-19 vjeç) në BE jetojnë në amvisëri të cilat shpenzojnë 40% apo më shumë nga të ardhurat e tyre të disponueshme për banim (shkalla e mbingarkesës me shpenzime për banim), prëderisa përqindja e njejtë për popullatën e prëgjithshme ishte 8,2%.

Në vitin 2024, mes vendeve të BE-së, ka pasur dallime të ndryshme në këtë shkallë. Greqia (30,3%) dhe Danimarka (28,9%) regjistruan shkalla më të larta të mbingarkesës me shpenzime për banim, larg prej atyre në Holandë (15,3%), Gjermani (14,8%) dhe Suedia (13,5%). Nga ana tjetër, Kroacia (2,1%), Qipro (2,8%) dhe Sllovenia (3,0%) patën shkalla më të ulëta të mbingarkesës me shpenzime për banim.

Në 16 vende të BE-së, shkalla e mbingarkesës me shpenzime për banim ishte më e lartë tek njerëzit e moshës 15-29 vjeç se sa tek popullata e përgjithshme. Dallimi më i madh mes këtyre dy grupeve është 14,3 pikë procentuale në Danimarkë, pas çka pasoi Holanda me 8,4 pikë procentuale./MIA

Related Articles

Back to top button