LokalXLajme

Siljanovska Davkova: Guteresh shprehu mbështetje të plotë dhe solidaritet me ne, në takimin me Kallasin theksova standardet e dyfishta të BE-së

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, shprehu solidaritet të plotë me ne dhe mbështetje të plotë dhe i lidhi të dyja me hapat tanë demokratik, veçanërisht për aftësinë për menaxhimin e marrëdhënieve ndëretnike, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova, pas takimin me Gutereshin, që u mbajt mbrëmë (sipas kohës së Maqedonisë) në Nju-Jork, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

“Ai tha se qëndron pas nesh dhe se do ta përsërisë këtë kudo. Sigurisht, është mirë të dëgjosh një qëndrim të tillë dhe të marrësh mbështetje nga kreu i Kombeve të Bashkuara për shkak të përvojës së tij të pasur diplomatike në të cilën jemi përfshirë si një vend që, kur ka pasur probleme, e ka gjetur veten në axhendën e tij”, theksoi presidentja Siljanovska-Davkova.

Ajo shtoi se takimi nuk ishte i hapur, por në të morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski dhe ministri i Integrimit Evropian Orhan Murtezani, të cilët e shoqërojnë në vizitën e saj të punës në Nju Jork.

Siljanovska-Davkova në takimin shprehu respekt për rolin e Gutereshit si zë i arsyes dhe drejtësisë në një kohë sfidash të mëdha globale dhe ndryshimesh tektonike në rendin ndërkombëtar.

“KB-ja duhet të forcojë rolin e saj dhe të jetë arena kryesore për përballje me sfidat globale – nga lufta në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Afërt, deri te kriza klimatike dhe zbatimi i Agjendës 2030. Prandaj, nevojiten reforma thelbësore, përmes forcimit të përfaqësimit dhe demokratizimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit”, theksoi presidentja në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së.

Duke theksuar rëndësinë e lidershipit të grave, ajo tregoi se në mënyrë aktive po zbatohet edhe Plani i dytë kombëtar i veprimit për gratë, paqe dhe siguri. 

Sipas saj, lidershipi i Gutereshit hap hapësirë ​​për zbatimin e reformave të nevojshme të organizatës botërore, kurse partneriteti i shkëlqyer me ekipin e KB-së në vend rezulton në mbështetje të konsiderueshme për reformat e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë – prioritete që janë thelbësore për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. 

Siljanovska-Davkova falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së për mbështetjen e tij të parezervë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe për qëndrimin e tij mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian.

Siç njoftoi raportuesja e MIA-s pas takimit me Gutereshin, presidentja mori pjesë në pritjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor që e organizoi përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ku sërish theksoi standardet e dyfishta që i manifeston BE-ja, konkretisht kur bëhet fjalë për vendet e vogla. 

“Po flas për dhënien fund të standardeve të dyfishta sepse kjo nuk është një mënyrë evropiane, nuk është një praktikë evropiane, nuk duhet të jetë një praktikë evropiane. Pra, për mua është sjellje anti-evropiane, por praktikohet vazhdimisht në Bashkimin Evropian”, tha Siljanovska-Davkova.

Ajo shtoi se problemin ia kishte thënë edhe Kallasit, por paralajmëroi gjithashtu se problemi nuk do të ndalej vetëm tek ne, se ai tashmë po shfaqej në aspektin e Moldavisë dhe Ukrainës.

“Gjithashtu theksova se BE-ja nuk është vetëm çështje zgjerimi, por se hyrja e Ballkanit Perëndimor ose riintegrimi i Ballkanit Perëndimor në Evropë, domethënë në BE për momentin, ku gjeografikisht, historikisht dhe në kulturë i përket prej shekujsh, do të jetë një ilaç shumë i rëndësishëm kundër dilemave të sigurisë që tashmë po shfaqen. Ato janë në lëvizje”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Kuptohet, si gjithmonë, shtoi, thashë se në momente të vështira Bashkimi Evropian ka arritur të jetë shumë kreative dhe ndoshta tani sfida është e madhe.

“Gjithashtu thashë se është e rëndësishme të perceptohet Ballkani Perëndimor si një tërësi dhe se nëse ka një hendek në progresin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo mund të shkaktojë ndarje të mëtejshme në vend të bashkimit”, tha presidentja Siljanovska-Davkova.

Pas takimit me Kallasin dhe udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor, ajo mori pjesë edhe në një pritje të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”

Related Articles

Back to top button